Rregullatorët amerikanë po hetojnë kompaninë e inteligjencës artificiale OpenAI për shkak të rreziqeve ndaj konsumatorëve nga gjenerimi i informacioneve të rreme në ChatGPT.
Komisioni Federal i Tregtisë i ka dërguar letër Microsoftit duke i kërkuar informacion për mënyrën se si i adreson rreziqet për reputacionet e njerëzve.
Hetimi është një shenjë e kontrollit në rritje të rregullatorit mbi teknologjinë, raportoi BBC.
Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka thënë se kompania do të punojë me Komisionin.
ChatGPT gjeneron përgjigje që janë shumë të ngjashme me ato të njerëzve, sipas kërkesave të përdoruesve. Ajo dhe produkte të ngjashme të inteligjencës artificiale pritet të ndryshojnë drastikisht mënyrën se si njerëzit i marrin informacionet që i kërkojnë në internet.