Tech

Twitteri kërcënon me padi aplikacionin e ri të “Metas”

 

Rrjeti i madh social, Twitter, ka kërcënuar se do ta padisë gjigantin “Meta” për aplikacionin e ri “Threads”, ka raportuar mediumi “Semafor” të enjten.

Siç ka transmetuar ky medium, në një letër drejtuar shefit ekzekutiv të “Metas”, Mark Zuckerberg, një avokat i Twitterit ka thënë se kompania është e shqetësuar se “Meta” po keqpërdor autorësinë intelektuale të Twitterit.

Twitteri ka kërkuar nga “Meta” të ndalë menjëherë “informacionet konfidenciale”, ka shkruar Alex Spiro në letrën drejtuar Zuckerbergut, shkruan “The Guardian”.

“Threads” është i ngjashëm me Twitterin. Ai u lansua të mërkurën sipas kohës lokale në SHBA dhe për 24 orë ka marrë 30 milionë regjistrime.

FOLLOW KOHA