Tech

Twitteri planifikon të fokusohet në video për ta rigjallëruar biznesin

Twitteri po planifikon të fokusohet në video dhe tregti për të rigjallëruar biznesin përtej reklamimit digjital, raportoi të dielën Reuters.

Shefja e re ekzekutive e kompanisë, Linda Yaccarino, u ka thënë investitorëve të Twitterit të enjten se janë në bisedime me figura politike, shërbime të pagesave dhe botues të lajmeve e media për partneritete të mundshme.

Pasi Elon Musk e bleu Twitterin në tetor, kompania është përballur me muaj kaosi, duke përfshirë pushimet nga puna të mijëra punonjësve, kritika për moderimin e përmbajtjes së dobët dhe një eksod të shumë reklamuesve, të cilët nuk dëshironin që reklamat e tyre të shfaqeshin pranë përmbajtjes së papërshtatshme.

Kompania është fokusuar gjithashtu në rritjen e përmbajtjes video në platformë.