Galaxy S8 fiton çmimin “Smartfoni më i mirë”

Galaxy S8 fiton çmimin “Smartfoni më i mirë”

16 August 2017 08:56

Gjatë ndarjes së çmimeve EISA Awards, kompania e njohur kineze Huawei ka mbërthyer tre çmime.

Megjithatë, ishte Galaxy S8 dhe S8+ që në shtëpi mori çmimin e smartfonit më të mirë në botë – “Best Smartphone”, transmeton Koha.net. Juria i ka quajtur pajisjet që “bëjnë-çdo-gjë” dhe kanë komentuar për teknologjinë e fundit të tyre të ekranit – Infinity Display, kamerën e “shkëlqyer”, si dhe për asistentin Bixby.

Ndërkaq, Huawei ka marrë çmimin “Best Consumer Smartphone” për Honor 8 Pro, për pamjen e tij, aftësit e VR-së dhe baterinë e fuqishme. Huawei P10 ka marrë çmimin “Best Smartphone Camera” për kamerën e brendit Leica dhe për opsionin e saj (modën) Potrait.

Huawei Watch 2 ka fituar çmim po ashtu, “Best Wearable Device”, për dukjen e saj të mirë si në zyre ashtu edhe në palestër.

Gjithashtu, edhe NOA Element H10le ka fituar çmimin “Best Buy Smartphone” falë procesorit Helio X27 dhe RAM memories prej 4 gigabajt.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme