Edhe Instagrami e bën ndryshimin me inteligjencën artificale
‘Chatbot’-et e inteligjencës artificiale (Al) po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe rrjeti social Instagram pritet që së shpejti ta fusë në përdorim të vetin.
Inxhinieri Alessandro Paluzzi pretendon se platforma në pronësi të Metas po përgatit ‘chatbot’-in e AI. Sipas pamjeve që ai ndau, ‘chatbot’ do të jetë në gjendje t'u përgjigjet pyetjeve dhe të japë këshilla, dhe përdoruesit do të mund të zgjedhin nga 30 personalitete.
Një ‘chatbot’ mund të jetë shumë i dobishëm për ata që e kanë të vështirë të shkruajnë mesazhe dhe kanë nevojë për ndihmë, dhe do të mund të bëhet pjesë e një bisede që një përdorues ka me dikë duke i përmendur me shenjën “@”.
Është ende herët për të thënë se kur dhe nëse Instagrami do ta prezantojë këtë funksion. Shefi i Meta, Mark Zuckerberg, ka thënë në shkurt se kompania po punon për AI për Instagram, Messenger dhe WhatsApp.