Tech

Kanadaja përballet me një kërcënim në rritje nga sulmet kibernetike

Foto ilustrim
 

Ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand, ka thënë të shtunën se infrastruktura kritike e vendit po shënjestrohej gjithnjë e më shumë nga sulmet kibernetike, duke paraqitur kërcënim të madh për ekonominë e prodhuesit të katërt më të madh të naftës së papërpunuar në botë, raportoi të dielën Reuters.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar muajin e kaluar se Kina është në gjendje të nisë sulme kibernetike kundër tubacioneve të naftës dhe gazit dhe sistemeve hekurudhore, pasi studiuesit kanë zbuluar se një grup hakerësh kinezë kanë spiunuar në rrjete të tilla.