Tech

FBI: Sabotuam një mjet hakimi të krijuar nga spiunët elitë rusë

Foto: Ilustrim
Foto ilustrim
 

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka sabotuar një grup softuerësh të përdorur nga spiunët elitë rusë, kanë njoftuar të martën autoritetet amerikane, duke ofruar një paraqitje të shkurtër të lëvizjes digjitale midis dy superfuqive kibernetike, raportoi Reuters.

Zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit kanë thënë se ekspertët teknikë të FBI-së kanë identifikuar dhe çaktivizuar malware të përdorur nga shërbimi i sigurisë FSB i Rusisë kundër një numri të pazbuluar kompjuterësh amerikanë, veprim ky me të cilin ata shpresojnë se do t’i jepte goditje vdekjeprurëse një prej programeve kryesore të spiunazhit kibernetik të Rusisë.