Tech

Pas raportimeve për ndërprerje, Spotify nis hetimet për problemet

Shërbimi muzikor digjital, Spotify, ka njoftuar të enjten se po heton disa probleme me faqen e tij të internetit, pas raportimeve për ndërprerje për mijëra përdorues, raportoi Reuters.

Më shumë se 15 mijë njerëz kanë raportuar se janë përballur me probleme me këtë platformë, sipas Downdetectorit.

Shumë përdorues kanë reaguar në Twitter, duke kërkuar që të njoftohen për përditësimet pas ndërprerjes së shërbimit.

Në fillim të këtij muaji, kompania kishte përjetuar një ndërprerje të shkurtër, e cila preku më shumë se 20,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe mbi 8,000 në Mbretërinë e Bashkuar.

Spotify në prill kaloi shifrën e gjysmë miliardi për përdoruesit aktivë mujorë për herë të parë.