Tech

SHBA-ja hakon hakerat, shkatërron rrjetin e sulmuesve kibernetik

 

FBI-ja dhe partnerët ndërkombëtarë kanë ndërprerë të paktën përkohësisht rrjetin e një bande të krimit kibernetik, duke u kursyer viktimave, përfshirë spitalet dhe distriktet shkollore, një pagesë të mundshme prej 130 milionë dollarësh.

“Thënë thjesht, duke përdorur mjete të ligjshme ne hakuam hakerat”, tha zëvendësprokurorja e përgjithshme Lisa Monaco, raportoi AP.