Tech

Hakerët iranianë dhe rusë shënjestrojnë politikanët dhe gazetarët

Descriptive Text

Hakerët iranianë dhe rusë po shënjestrojnë politikanët dhe gazetarët britanikë, kanë paralajmëruar zyrtarët.

Qendra Kombëtare për Sigurinë Kibernetike ka lëshuar një alarm për përpjekjet në rritje për të vjedhur informacion nga grupe dhe individë specifikë, raportoi BBC.

Qendra tha se hakerët zakonisht shënjestrojnë ata që bëjnë kërkime dhe punojnë për Iranin dhe Rusinë.

Ka përshkruar grupet hakuese si “të pamëshirshme” në arritjen e shënjestrave të tyre.

Qendra shtoi se sulmet nuk shënjestronin publikun, por individë dhe grupe të caktuara, përfshirë politikanë, zyrtarë, gazetarë dhe aktivistë.

Hakerët zakonisht nisin kontakte reale për të krijuar besim dhe dërgojnë ftesa për ngjarje në Zoom që përmban edhe një kod virus. Nëse klikohet në të, të dhënat e tyre mund të komprometohen.