Tech

Spotify do të largojë 6% të fuqisë punëtore

Kompania e transmetimit muzikor, Spotify, ka thënë të hënën se planifikon të largojë rreth 6 për qind të fuqisë së saj punëtore, ose afërisht 600 vende pune, raportoi Reuters.

Spotify njoftoi gjithashtu se shefi i saj i biznesit të përmbajtjes dhe reklamave, Dawn Ostroff, do të largohet si pjesë e një riorganizimi më të gjerë.

Kjo kompani që kishte rreth 9,800 punonjës me kohë të plotë që nga 30 shtatori, tha se pret të pësojë deri në 45 milionë euro për tarifat e shkëputjes nga puna.

Lëvizja e Spotify-t vjen në një kohë kur kompanitë e teknologjisë po përballen me një rënie të kërkesës pas dy viteve të rritjes së nxitur nga pandemia, gjatë të cilave ata kishin punësuar në mënyrë agresive. Kjo ka bërë që kompani si Meta apo Microsoft të largojnë mijëra punonjës.

Kompania ka thënë në tetor se do të ngadalësonte punësimin për pjesën tjetër të vitit dhe në vitin 2023.