Rregullatori i privatësisë së të dhënave në Irlandë ka gjobitur Metan me 414 milionë dollarë të mërkurën për shkeljet në shërbimet e saj në Facebook dhe Instagram, raportoi Reuters.
Sipas këtij rregullatori, që të dyja platformat duhet të rivlerësojnë bazën ligjore se si drejtojnë reklamat bazuar në mbi të dhënat personale në Bashkimin Evropian.
Urdhri se si të dyja kompanitë drejtojnë reklamat është marrë në dhjetor nga mbikëqyrësi i privatësisë së BE-së, sipas një vendimi konfidencial ku u anulua projektvendimi i rregullatorit irlandez për këtë çështje.
Ky urdhër lidhej me një ndryshim në vitin 2018 në kushtet e shërbimit në Facebook dhe Instagram pas futjes së ligjeve të reja të privatësisë së BE-së, ku Meta kërkoi të mbështetej në të ashtuquajturën bazë ligjore kontrate për shumicën e operacioneve të saj të përpunimit.
Aktualisht janë edhe 11 hetime të tjera të hapura për shërbimet Meta. Dënimet çojnë në 1.3 miliard euro totalin e gjobave të vendosura ndaj kësaj kompanie deri më sot.