Algoritmi i Facebookut “ndihmoi në nxitjen e përhapjes së urrejtjes dhe dhunës gjatë luftës civile në Etiopi”, thuhet ne një rast ligjor, raporton BBC.
Abrham Meareg, i biri i akademikut etopian që u qëllua për vdekje pasi u sulmua për postime në Facebook, është ndër personat që ka ngre padi ndaj kompanisë Meta.
Në padi kërkohet një fond prej 2 miliardë dollarësh për viktimat e urrejtjes në Facebook dhe ndryshime në algoritmin e platformës.
Meta ka thënë se ka investuar shumë në moderim dhe teknologji për të hequr urrejtjen.
NJë përfaqësues tha se gjuha e urrejtjes dhe nxitja e dhunës ishin kundër rregullave të platformës.
Rasti, i dërguar në Gjykatën e Lartë në Keni, mbështetet edhe nga grupi Foxglove.
Meta ka një qendër moderimi në kryeqendër të Kenisë, Nairobi.
Qindra e mijëra njerëz kanë vdekur në konfliktin mes Qeverisë së Etiopisë dhe forcave në rajonin Tigray, ku 400 mijë persona jetojnë në kushte shumë të rënda.