Tech

“Elden Ring” shpallet loja e vitit nga “Game Awards”

Elden Ring, titulli epik i fantazisë së errët i krijuar nga Hidetaka Miyazaki në bashkëpunim me George RR Martin, ka fituar çmimin prestigjioz të lojës së vitit në “Game Awards”.

Loja fituese mundi konkurrencën e ashpër nga God of War: Ragnarok, Horizon Forbidden West dhe Stray për të fituar çmimin më të madh të ngjarjes, raportoi BBC-ja tw premten.

Ceremonia është bërë një nga netët më me ndikim në lojëra, pasi ndërthur dhënien e çmimeve me njoftimet e reja dhe trailerat e parë.

Elden Ring, i krijuar nga zhvilluesit e serisë së suksesshme me role “Dark Souls”, dominoi bisedat e mediave sociale brenda botës së lojërave kur u publikua në fillim të këtij viti.

Loja fitoi katër “Game Awards” në total, duke u zgjedhur gjithashtu pwr drejtimin më të mirë të lojës, drejtimin më të mirë të artit dhe lojën më të mirë aksion/aventurë.