Tech

Sfida e re në TikTok me rrezik për përdoruesit, është virus

Descriptive Text

Agjencia e Telekomunikimit e Nigerisë ka paralajmëruar për një trend të ri në TikTok të quajtur “Sfida e Padukshmërisë”, i cili mund t’i ekspozojë pajisjet në viruse.

Sfida i nxit përdoruesit të incizojnë veten të zhveshur dhe më pas të përdorin filterin “Sfida e Padukshmërisë” për të zëvendësuar trupin e tyre me një prapavijë të turbullt.

Por, zyrtarët kanë thënë se disa përdorues kanë nisur të lidhin një link në video i cili shkarkon një virus në pajisjet e tyre, raportoi BBC.

Përmes kësaj, të dhënat e përdoruesve vidhen.

Sulmuesit po tërheqin përdoruesit duke shpërndarë video në TikTok si pjesë e trendit.

Hakerët po shpresojnë se linku do t’i vë në grackë përdoruesit të mendojnë se do të shohin trupa të zhveshur prapa videove.

Në vend të kësaj, personat që klikojnë në link do të fusin virus në pajisje.

Autoritetet nigeriane kanë paralajmëruar se virusi mund “të jetë i aftë të grumbullojë fotografi, incizime ose të ketë aftësinë të aktivizojë secilën kamerë ose mikrofon që është i lidhur me pajisje”.