Tech

WhatsApp po teston një opsion të ri për video-thirrjet

Aplikacioni i mesazheve, WhatsApp, i cili është në pronësi të Meta, po teston shtimin e një modaliteti “foto-në-foto” në aplikacionin e tij iOS.

WABetaInfo zbulon se video-thirrjet në modalitetin PiP po testohen si pjesë e WhatsApp beta për versionin 22.24.0.79 të iOS. Për momentin, modaliteti nuk është i disponueshëm për Androidin.

Me veçorinë e përmendur, përdoruesit do të jenë në gjendje të bisedojnë me njerëz në video-thirrje në WhatsApp dhe të kontrollojnë aplikacionet e tjera ndërkohë që e bëjnë këtë. Kjo do ta bëjë më të lehtë kryerjen e shumë detyrave.

Aktualisht, është e mundur të kontrolloni bisedat vetëm në WhatsApp kur jeni në video-thirrje në këtë aplikacion. Modaliteti PiP do të aktivizohet kur të dilni nga aplikacioni WhatsApp gjatë një video-thirrje.

Sipas raporteve, modaliteti PiP për video-thirrjet në WhatsApp është i disponueshëm për përdoruesit që kanë pajisje që funksionojnë së paku me iOS 15.

WhatsAppi i lejon përdoruesit të shikojnë videot në YouTube në modalitetin PiP.