Tech

BE: S’ka më “airplane mode” në aeroplanë

 

Pasagjerët e linjave ajrore në Bashkimin Evropian (BE), së shpejti do të jenë në gjendje t'i përdorin telefonat në mënyrë të plotë.

Siç raportoi BBC-ja të shtunën, Komisioni Evropian vendosi që linjat ajrore të ofrojnë teknologji 5G në aeroplanë, krahas shërbimeve më të ngadalta celulare.