Seriali “Wednesday” theu rekordin e Netflixit për më shumë orë të shikuara në një javë për një serial në gjuhën angleze.
Seriali komedi-horror me Jenna Ortegan në rolin e Wednesday Addams kryeson listën e 10 serive më të mira televizive të Netflixit për javën e 21-27 nëntorit me 341.2 milionë orë të shikuara pas premierës së tij më 23 nëntor.
Sipas Netflix, “Wednesday” është rekordmeni i ri për numrin e orëve të shikuara në një javë për një serial televiziv në gjuhën angleze në këtë platformë.
Sezoni i katërt i "Stranger Things" mbante më parë rekordin me 335.01 milionë orë, i cili u regjistrua gjatë javës 30 maj deri më 5 qershor.
Më shumë se 50 milionë familje e kanë parë "Wednesdyan" që kur u shfaq premierë tetë ditë më parë.
“Wednesday” hyri gjithashtu në Top 10 në të 93 vendet që monitoron Netflix idhe është në vendin e parë në 83 prej tyre.