Njerëzit mund të qëndrojnë në Hënë për periudha të gjata gjatë kësaj dekade, ka thënë një zyrtar i NASA-s për BBC-në të shtunën.
Hoëard Hu, i cili drejton programin e anijes hënore Orion për agjencinë, tha se habitatet do të nevojiteshin për të mbështetur misionet shkencore. Ai tha të dielën e kaluar se lëshimi i të mërkurës i raketës Artemis, e cila mbart Orion, ishte një "ditë historike për fluturimin njerëzor në hapësirë".
Orioni është aktualisht rreth 134,000 km larg nga Hëna.
Raketa Artemis 100 metra e gjatë u nis nga Qendra Hapësinore “Kennedy” si pjesë e misionit të NASA-s për të kthyer astronautët në satelitin e Tokës.
Në majë të raketës është ulur anija kozmike Orion, e cila, për këtë mision të parë, është e paekuipazhuar, por është e pajisur me një 'manikinë' që do të regjistrojë ndikimet e fluturimit në trupin e njeriut.
Fluturimi i së mërkurës pasoi dy përpjekje të mëparshme të nisjes në gusht dhe shtator, të cilat u ndërprenë gjatë numërimit mbrapsht për shkak të problemeve teknike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.