Amazoni po përballet me një padi në Britani dhe po i kërkohet dëmshpërblim deri në 1 miliard dollarë mbi akuzat se tregu në internet ka abuzuar me pozitën e tij dominuese duke favorizuar produktet e veta, thanë avokatët.
Avokatja e të drejtave të konsumatorit, Julie Hunter, po planifikon të ndërmarrë veprime kolektive në emër të konsumatorëve britanikë që kanë bërë blerje në Amazon që nga tetori 2016, thanë avokatët që e përfaqësojnë atë, raportoi Reuters të enjten.
Rasti i propozuar - për të cilin Amazoi tha se ishte "pa meritë", do të ishte veprimi më i fundit masiv kundër një gjiganti të teknologjisë që do të depozitohej në Tribunalin e Apelit të Konkurrencës në Londër (CAT).
Firma ligjore Hausfeld, të cilën e përfaqëson Hunter, tha të enjten se Amazoni ka shkelur ligjin e konkurrencës duke përdorur "një algoritëm të fshehtë dhe vetë-favorizues" për të promovuar produktet e veta përmes veçorisë "Buy Box" në faqen e saj të internetit.
Ndërkaq, një zëdhënës i Amazonit tha në një deklaratë se ky pretendim është pa meritë dhe se ka besim se do të bëhet e qartë përmes procesit ligjor".
Padia pritet të depozitohet në CAT deri në fund të këtij muaji dhe do të duhet të vërtetohet nga gjykata përpara se të vazhdojë.
Rasti vjen pas njoftimit nga mbikëqyrësi antitrust i Britanisë në korrik se po heton Amazonin për shkelje të dyshuara të ligjit të konkurrencës, duke përfshirë mënyrën se si zgjedh se cilat produkte vendosen brenda veçorisë "Buy Box".