Tech

Netflixi nis nga nëntori transmetimin me reklama

Foto: AP
 

Netflixi po lanson një opsion të ri transmetimi me reklama në nëntor, duke prezantuar një ofertë më pak të shtrenjtë derisa lufton për të mbajtur shikuesit.

Plani do të jetë i disponueshëm në 12 vende duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, Kanadanë, Meksikën dhe Australinë, raportoi BBC-ja.