Tech

Facebooku alarmon përdoruesit për vjedhjen e fjalëkalimeve

Kompania Meta lëshoi ​​një paralajmërim për një milion përdorues të Facebookut se informacioni i llogarisë së tyre mund të jetë komprometuar nga aplikacionet në dyqanet e Googles dhe Appleit, shkruan Bloomberg.

Në një raport të ri, studiuesit e sigurisë në Meta kanë identifikuar më shumë se 400 aplikacione të krijuara me qëllim për të vjedhur fjalëkalimet nga llogaritë e përdoruesve të Facebookut.

Aplikacionet thuhet se janë “maskuar” si shërbime "argëtuese", të tilla si redaktimi i fotografive, aplikacionet e kamerës, shërbimet VPN, horoskopët dhe programe për ushtrime fizike.

Aplikacionet shpesh u kërkojnë përdoruesve të identifikohen me llogarinë e tyre në Facebook përpara se të hyjnë për të marrë shërbimin e kërkuar. Megjithatë, ky është vetëm një mjet për të vjedhur informacionin e përdoruesve të Facebookut.

Gjithashtu theksohet se një numër i madh i këtyre aplikacioneve mezi funksiononin përpara se përdoruesi të identifikohej, dhe shumë prej tyre nuk ofronin funksione edhe pas hyrjes.

Meta ka njoftuar Applein dhe Googlein për situatën. Tani i takon dyqaneve të aplikacioneve të tyre për të siguruar që “malware” të hiqet.

Ndërkohë, Facebooku po dërgon një milion alarme për përdoruesit që mund të kenë pasur kontakt me këto aplikacione, duke u rekomanduar atyre që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre.