Lëvizjet e fundit të njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, lidhur me marrëveshjen e tij të blerjes së Twitterit, kanë ngjallur shqetësime te investitorët e Teslas, pasi kanë frikë se miliarderi po hapet shumë në bizneset e tij, shkruan të mërkurën Reuters.
Musk shiti mbi 15 miliardë dollarë aksione të Teslas në fillim të këtij viti për ta financuar marrëveshjen. Analisti i Wedbush, Dan Ives, ka paralajmëruar se interesi i drejtorit ekzekutiv të Teslas për mbylljen e marrëveshjes do të ndikojë në aksionet e kompanisë.
“Ne i shohim ndikimet e vazhdueshme nga shitjet e aksioneve të Muskut, shqetësimi qëndron mbi atë që Musk po luan me disa topa në të njëjtën kohë. Shohim përfitime minimale për investitorët e Teslas nëse Musk do ta zotëronte edhe Twitterin”, ka thënë Ives.
Aksionet e Twitterit kanë rënë rreth 2 për qind të mërkurën, ndërsa ato të Teslas ranë gati 6 për qind.
Tesla pritet të raportojë rezultatet e saj tremujore më 19 tetor.
tech