Tech

Bastisen zyrat e kompanisë Apple në Seul

Një zyre e kompanisë amerikane, Apple, u bastis nga autoritetet në Seul të Koresë së Jugut, me dyshimin se vendosi tarifa më të larta. Siç raportoi “Cnet”, bastisja u krye nga Komisioni i Tregtisë në Kore, derisa Apple tha se po bashkëpunon ngushtë me institucionet për kryerje të hetimeve.

“Ne mezi presim që të shpjegojmë se ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme biznesi për zhvilluesit koreanë”, deklaroi një zëdhënës i kompanisë amerikane.

Qeveria koreane ka deklaruar javë më parë se do ta luftojë raportin antikonkurrencë, derisa qytetarët janë shprehur se Apple po ofron taksa më të larta.

Sipas autoriteteve, Apple dyshohet se i fitoi mbi 30 për qind nëpërmjet taksave së lejuara.