Kina ka zbuluar plane ambicioze për një mision të fokusuar në dy planete, Jupiter dhe Uran, shkruan BBC.
Misioni do të nisë rreth vitit 2030 dhe do të quhet Tianwen 4. Qëllimi i kësaj ekspedite do të jetë dërgimi i dy anijeve kozmike, sonda më e madhe është menduar për Jupiterin dhe ajo më e vogël për një fluturim në Uranin e largët.
Sondat do të nisen duke përdorur një raketë Long March 5, dhe do të përdorin fluturime mbi Venus dhe dy herë mbi Tokë për ta çuar anijen në një trajektore drejt sistemit të jashtëm diellor përpara se të ndahen dhe të shkojnë në drejtimet ku i kanë objektivat.
Anija kryesore kozmike do të eksplorojë sistemin e Jupiterit dhe do të rrotullohet rreth hënës Callista.
Një anije kozmike më e vogël do të fillojë udhëtimin e saj të gjatë drejt Uranit. Shkencëtarët kinezë janë ende duke shqyrtuar qëllimet shkencore.
Kina nisi misionin e saj të parë të pavarur ndërplanetar në vitin 2020, me orbitën Tianwen 1 dhe roverin Zhurong që eksplorojnë Marsin. Misioni Tianwen 2 do të nisë rreth vitit 2025 dhe qëllimi i tij do të jetë mbledhja e mostrave nga një asteroid i vogël afër Tokës i quajtur Kemo'oalewa.
Tianwen 3 do të bashkëngjitet për të mbledhur dhe transportuar mostra nga Marsi.
Kina ka treguar se është në rrugën e saj për t'u bërë një fuqi hapësinore.