Tech

Vivo do të prezantojë X Fold Plus më 26 shtator

Në prill, kompania Vivo prezantoi smartfonin e palosshëm X Fold, dhe tani ka konfirmuar se modeli X Fold Plus do të arrijë javën e ardhshme, shkruan TechoNews.

Ngjarja është planifikuar për në 26 shtator dhe kompania Vivo thotë se "Plus" do të thotë "një vullnet i fortë për t'u zhvilluar në një mënyrë më të mirë". Ende nuk është e qartë nëse kjo i referohet qëndrueshmërisë më të madhe apo diçka tjetër.

Vivo publikoi gjithashtu një “render” që zbulon dizajnin e modelit X Fold Plus, i cili duket se i ngjan X Fold ekzistues, por është e qartë se do të jetë i disponueshëm edhe me ngjyrë të kuqe.

Ende ka pak detaje, por dihet se X Fold Plus do të fuqizohet nga një procesor Snapdragon 8+ Gen 1. Gjithashtu bëhet e ditur se do të ketë 12 GB RAM dhe 512 GB memorie të brendshme, si dhe se shpejtësia e rifreskimit të ekranit do të jetë 120 Hz.

Përveç procesorit të ri, baterisë më të madhe, karikimit më të shpejtë dhe ngjyrës së re, Vivo X Fold Plus do të jetë identik me X Fold.

Deri në prezantimin aktual, mund të shfaqen disa informacione të tjera rreth smartfonit të ri.