Tech

Koreja e Jugut gjobit rëndë Googlen dhe Metan

Koreja e Jugut vendosi miliona dollarë gjoba në platformat Google dhe Meta për shkelje të ligjit të privatësisë, thanë autoritetet të mërkurën, ndërsa Meta konsideron ta apelojë vendimin në gjykatë, shkruan Reuters.

Në një deklaratë, Komisioni për Mbrojtjen e Informacionit Personal ka thënë se gjobiti Googlen 50 milionë dollarë dhe Metan me 22 milionë dollarë.

"Ndërsa ne respektojmë vendimin e komisionit, ne kemi besim se punojmë me klientët tanë në një mënyrë të përputhshme ligjore që plotëson proceset e kërkuara nga rregulloret e vendit. Si të tillë, ne nuk pajtohemi me vendimin e komisionit dhe do të jetë i hapur për të gjitha opsionet, duke përfshirë kërkimin e një vendimi nga gjykata", thuhet në reagimin e Metas.

Paneli i privatësisë ka thënë se kompanitë nuk i kanë informuar qartë përdoruesit e shërbimit dhe nuk kanë marrë pëlqimin paraprak kur mbledhin dhe analizojnë informacione të sjelljes për të nxjerrë në pah interesat e tyre ose për t'i përdorur ato për reklama të personalizuara.