Tech

iPhone i ri do të jetë i disponueshëm edhe në Rusi

Foto ilustrim
 

Rusët do ta kenë mundësinë të blejnë Apple iPhone 14 e ri, pavarësisht se kompania amerikane e teknologjisë është larguar nga ky vend, ka thënë të enjten një zyrtar i lartë qeveritar për agjencinë e lajmeve “RIA Novosti”, transmetoi “Reuters”.

Rusia ka njoftuar një skemë në mars, ku autorizoi shitësit të importonin produkte nga jashtë pa lejen e pronarit të markës tregtare.