Tech

Kompania izraelite e spiunazhit zgjedh drejtorin e ri

Descriptive Text

Kompania izraelite e spiunazheve “NSO Group”, ka njoftuar të dielën se ka zgjedhur drejtori e ri ekzekutiv të saj, shkroi Reuters.

Sipas njoftimit të kompanisë, shefi i ri i operimit do të jetë Yaron Shohat, i cili do ta marrë këtë post pas Shalev Hulios.

"NSO Group njoftoi sot se kompania do të riorganizohet dhe drejtori ekzekutiv, Shalev Hulio do të largohet. Z. Yaron Shohat, do të marrë drejtimin e kompanisë dhe do të menaxhojë procesin e riorganizimit”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.