Tech

Lansohet telefoni i parë me kamerë 200-megapiksel

Pothuajse një vit pas prezantimit të sensorit 200-megapiksel nga Samsungu, telefoni i parë në botë me këtë sensor është lansuar, shkruan Bloomberg.

Motorola X30 Pro debutoi të premten në Kinë dhe përdor sensorin ISOCELL HP1 si kamerë kryesore.

Motorola X30 Pro ka sensorin 200-megapiksel. Mund të kapë imazhe 12.5-megapiksel. Kamera e pasme mund të regjistrojë video 8K.

Gjithashtu ka edhe dy kamera të pasme, 50-megapiksel dhe 12-megapiksel. Kamera selfie ka 60-megapiksel.

Çmimet fillojnë nga 548 deri në 668 dollarë.