Tech

Meta për herë të parë bën ofertë të bonove

Foto ilustrim
 

Kompania mëmë e Facebookut, Meta, ka njoftuar të enjten se do të bëjë ofertën e saj të parë të bonove, në një kohë kur kompania e rrjeteve sociale po bën investime masive për të financuar projektet e saj, shkroi të enjten Reuters.

Derisa Meta nuk bëri të ditur se sa e madhe është oferta, IFR News ka raportuar se shitja e bonove mund të arrijë midis 8.5 deri në 10 miliardë dollarë.