Tech

Twitteri po teston kombinimin e fotove, videove dhe GIF-ve në një ‘tweet’

 

Twitteri po teston një veçori që do t'i lejojë përdoruesit të përdorin formate të ndryshme në një ‘tweet’ [cicërim] të vetëm, shkruan Bloomberg.

Kjo do të thotë që përdoruesit do të jenë në gjendje të shtojnë një foto, video dhe GIF në një ‘tweet’ të vetëm. Ata që përdorin Twitterin e dinë se deri më tani ishte e mundur të përdorej vetëm një lloj përmbajtjeje në një ‘tweet’. Deri më tani, përdoruesit mund të shtonin deri në katër foto, por nuk ishte e mundur të shtonin më shumë se një video ose GIF në një ‘tweet’ dhe as të bënin kombinime me foto.