Tech

Sony fajëson PlayStationin për rënie të interesimit të konsumatorëve

Korporata Sony ka shkurtuar parashikimin e fitimit të premten pas një tremujori të parë të dobët për biznesin e saj PlayStation, shkroi Reuters.

Korporata ka fajësuar PlayStation-in për rënien e interesimit të konsumatorëve për shkak të mungesës së lojërave të reja dhe lehtësimit të kufizimeve të COVID-19.

"Tremujori i fundit ishte vetëm një ngecje në rrugë për Sonyn", tha Serkan Toto, themeluesi i konsulencës Kantan Games. "Duket sikur Sony në fakt tani po merr gjithnjë e më shumë PS5 në dyqane, veçanërisht në SHBA dhe Evropë”, ka shtuar ai.

Fitimi operativ në njësinë kryesore të lojërave të Sonyt ka rënë për 37 për qind në tremujorin prill-qershor nga një vit më parë, për të cilin shefi financiar, Hiroki Totoki, fajësoi mungesën e titujve kryesorë dhe rikthimin e normalitetit në jetët e njerëzve në mes të pandemisë COVID-19.

Sony uli parashikimin vjetor të fitimit operativ për njësinë e saj të lojërave me 16 për qind, duke përmendur një rënie të pritshme të shitjeve të lojërave nga zhvilluesit e jashtëm.