Tech

Njihuni me Samsung Galaxy S22 Ultra Nightography

Pajisjet Samsung Galaxy kanë një gamë të jashtëzakonshme të modaliteteve të kamerës - perfekte për çdo rast, dhe kur bëhet fjalë për shkrepje epike gjatë natës, ju keni gjithçka që ju nevojitet në Night Mode. E për më tepër, veçoritë e avancuara të Nightography të disponueshme në të gjithë serinë e re Galaxy S22 ju lejojnë të kapni video të qarta dhe të pastra si në kamerën e përparme ashtu edhe në atë të pasme, pavarësisht nëse jeni duke regjistruar gjatë ditës ose natës.

Image

Çfarë është ‘Nightography’ e Galaxy S22 Ultra?

Night Mode është një veçori e telefonave inteligjent Samsung që ju mundëson të bëni fotografi të gjalla, shumë të optimizuara, edhe në errësirë. Fotografitë duken të qarta për shkak të përpunimit inovativ me shumë korniza me inteligjencë artificiale i cili kombinon 30 imazhe në vetëm një foto epike, duke optimizuar ngjyrën dhe detajet në çdo piksel. Night Mode në smartphone-t Galaxy ka ardhur duke u përmirësuar.

Smartphone-i më i fuqishëm në serinë Samsung Galaxy S22 - Galaxy S22 Ultra - falë ripërpunimit të harduerit dhe softuerit të kamerës së nivelit profesional, ka sjell inovacionin më të shkëlqyer të Samsung deri më tani — Nightography. Në vend që të mbështetet në një blic si kamera juaj standarde, kamera kryesore 108MP e Galaxy S22 Ultra përdor një sensor të madh 2,4um piksel (23% më të madh në krahasim me S21 & S21+), i cili së bashku me teknologjinë Adaptive Pixel bën të mundur që lentet e kamerës të kapin më shumë dritë. Inteligjenca artificiale u sjell dritë fotografive të errëta edhe në kamerën 40 MP për selfi. Për më tepër, xhami dhe lentja Super Clear, një material i projektuar me reflektim jashtëzakonisht të ulët, perfeksionon edhe më shumë videot dhe fotot e shkrepura gjatë natës.

Image

Si të aktivizoni Nightography?

Fillimisht në listën me shooting modes klikoni në MORE > NIGHT

Nëse ju e vendosni kohën në cepin e djathtë të ekranit në maksimum, atëherë do të gjeneroni fotografi me kualitet më të lartë

Shkrepni fotografinë tuaj dhe mbajeni pajisjen në të njejtin pozicion deri sa të përfundojë shkrepja

Për foto më të mprehta, ju sugjerojmë të përdorni një tripod për të stabilizuar telefonin tuaj dhe të shtypni butonin e fotografimit me SPen të integruar në Galaxy S22 Ultra

Mos lejoni që fakti që është errësirë të shkatërrojë mundësinë tuaj për të kapur momente të paharrueshme. Pra, ajo çfarë ju duhet të bëni është të aktivizoni Night Mode në Galaxy S22 Ultra dhe filmoni gjatë natës pa sakrifikuar cilësinë. Plus, nuk ka nevojë të modifikoni imazhet tuaja sepse ky modalitet i kamerës bën punën më të vështirë për ju.

Serina e re Samsung Galaxy S22, tashmë është e disponueshme edhe në Kosovë. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/

*Artikull i sponsorizuar