Tech

Instagrami i bie pishman, kthen ndryshimet pas reagimit të përdoruesve

 

Rrjeti i madh social, Instagram, ka vendosur të kthejë disa prej ndryshimeve të nisura së fundmi, pas reagimeve të përdoruesve, përfshirë edhe yjet Kylie Jenner dhe Kim Kardashian.

Aplikacioni i fotografive dhe videove u akuzua se po imiton TikTokun pasi nisi të enjten ndryshimin, duke bërë që postimet të shfaqen në ekran të plotë si dhe ndryshimet në algoritëm që bënë që përdoruesve t’u shfaqen më shumë video nga ata që s’i ndjekin.