Errol Musk, babai i Elon Musk, tha se shumë vite më parë e parashikoi se djali i tij nuk do të ndalej derisa të ishte personi më i pasur në botë, shkruan “Mirror” të dielën.
Ai tha se arritjet e djalit i priste pasi qysh i vogël, ndonëse aktualisht, Elon Musk “nuk po kalon kohë të mirë”.
“Ai ishte padyshim shumë i zgjuar si fëmijë, kishte shumë ide. I njihte kompjuterët që kur ishte 11 vjeç”, deklaroi Errol, duke shtuar se me situatën aktuale, “sigurisht” që Elon Musk nuk është personi më i lumtur në botë.
“Ai nuk është i kënaqur – për sa i përket atij, ai duhet të ishte aty ku është tani pesë vjet më parë”.
Elon Musk po përballet me gjykatën amerikane, pasi rrjeti social Twitter e paditi për mosrespektim të marrëveshjes.
Musk u tërhoq nga blerja e Twitterit, nën arsyetimin se rrjeti social me bazë në San Francisco nuk i dha qasje aty ku kërkoi.