Huadhënësi amerikan i kriptovalutave, "Celsius Network", ka paraqitur kërkesë për falimentim në New York, duke u bërë “viktima” e fundit në rënien dramatike të çmimeve të kriptove, shkruan Reuters të enjten.
"Celsius" me bazë në New Jersey ngriu tërheqjet muajin e kaluar, duke përmendur kushtet "ekstreme" të tregut, duke ndërprerë qasjen në kursime për investitorët individualë.
"Celsius" vlerësoi asetet dhe detyrimet e veta midis 1 miliard deri në 10 miliardë dollarë, me më shumë se 100 mijë kreditorë. Kompania ka 167 milionë dollarë para në dorë.
Huadhënësit e kriptove, si "Celsius", lulëzuan gjatë pandemisë COVID-19, duke tërhequr depozituesit me norma të larta interesi dhe qasje të lehtë në kreditë që rrallë ofrohen nga bankat tradicionale. Por modeli i biznesit së huadhënësve u vu nën vëzhgim pas kolapsit të blokchainit 'terraUSD' dhe 'luna' në muajin maj.
Një tjetër huadhënës i kriptove në SHBA, "Voyager Digital", paraqiti kërkesën për falimentim këtë muaj. "Singapori's Vauld", një huadhënës më i vogël, gjithashtu ngriu tërheqjet këtë muaj.
Nën Kapitullin 11, "Celsius" mund të vazhdojë operimin e biznesit dhe konsiderohet më shumë si një riorganizim. Pretendimet e konsumatorëve do të adresohen përmes procesit të Kapitullit 11.