Tech

Huadhënësi i kriptove shpall falimentimin

Voyager Digital ka thënë të mërkurën se ka paraqitur kërkesë për falimentim, një javë pasi huadhënësi i kriptove pezulloi tërheqjet, tregtimin dhe depozitat në platformën e tij ndërsa kërkonte kohë shtesë për të eksploruar alternativa strategjike.

Në dosjen e falimentimit “Kapitulli 11”, Voyager me bazë në New Jersey vlerësoi se kishte më shumë se 100 mijë kreditorë dhe diku midis 1 miliard dhe 10 miliardë dollarë aktive dhe detyrime me të njëjtën vlerë.

“Kapitulli 11” - procedurat e falimentimit vendosin pengesë në të gjitha çështjet gjyqësore civile dhe lejojnë kompanitë të përgatisin plane kthese ndërkohë që mbeten operacionale.

Voyageri ka thënë se ka mbi 110 milionë dollarë para të gatshme dhe asete kriptosh në dorë. Synon të paguajë punonjësit në mënyrën e zakonshme dhe të vazhdojë përfitimet kryesore dhe programet e caktuara të klientëve pa ndërprerje.

Shumë nga problemet e fundit të industrisë së kriptove mund të gjurmohen në kolapsin spektakolar të të ashtuquajturit "stablecoin" TerraUSD në maj, i cili pa që “stablecoin” humbi pothuajse të gjithë vlerën e tij, së bashku me tokenin e tij.