Tech

Organizatat evropiane ankohen se Google po kërkon shumë të dhëna private

Google po përballet me kritika nga një koalicion prej dhjetë organizatash evropiane të konsumatorëve mbi procesin e regjistrimit të llogarisë së kompanisë.

Një llogari në Google është thelbësore për të përdorur një numër të produkteve dhe shërbimeve të saj.

Por koalicioni pretendon se procesi i regjistrimit i drejton përdoruesit drejt opsioneve që mbledhin më shumë të dhëna.

Google i tha BBC-së të mërkurën se mirëpriti mundësinë për t'u angazhuar me avokatët e konsumatorëve për këtë temë.

Kompania tha se besimi i konsumatorit varej nga ndershmëria dhe transparenca dhe "kishte vënë në rrezik suksesin tonë të ardhshëm në ndërtimin e kontrolleve gjithnjë e më të thjeshta, më të qasshme dhe duke u dhënë njerëzve zgjedhje më të qarta”.

Organizata Evropiane për Konsumatorin, që koordinon koalicionin, pretendon se gjuha që Google përdorë në procesin e regjistrimin është “e paqartë, e pakompletuar dhe mashtruese” që drejton konsumatorët të zgjedhin opsione që janë më pak private.