Tech

Apple përgatitet për lansimin e dhjetëra pajisjeve të reja

Apple pritet të lansojë disa pajisje të reja mes vjeshtës dhe fillimit të vitit 2023, sipas një raporti të Bloomberg.

Mark Gurman i Bloombergut thotë se Apple do të zbulojë katër iPhone 14, një set të ri iPad-ësh, tre orë Apple, disa Mac M2/M3, kufje AirPods Pro, një HomePod dhe një model të ri Apple TV.

Edhe pse Apple zbuloi dy Mac të rinj me procesorin flagship M2 në WWDC, Gurman thotë se çipi do të vijë në formën e M2 Mac Mini, M2 Pro Mac Mini, M2 Pro/M2 Max MacBook Pro 14 dhe 16.

Por ai thotë se edhe M3 është në zhvillim dhe do të vijë me MacBook Air 13 dhe 15 vitin e ardhshëm.

Në lidhje me iPhone 14, tashmë dihet se do të vinë disa modele këtë vit. Modelet Pro dhe Pro Max do të kenë çipin e ri të fuqishëm A16 dhe ekranet always-on.