Tech

Aplikacioni Facebook Watch i paqasshëm në Apple TV

 

Aplikacioni Facebook Watch për televizorët inteligjentë, i cili lejon përdoruesit të shohin shfaqje dhe transmetime të drejtpërdrejta në platformë, mund të mos jetë më i disponueshëm në Apple TV, për shkak të përditësimeve më të fundit të teknologjisë, raportoi të hënën “TheHansIndia”.

Disa përdorues thonë se nuk mund të hyjnë më në aplikacion pas përditësimeve më të fundit të kësaj platforme.