Shefi i Metas, Mark Zuckerberg, njoftoi se janë duke e shtuar sigurinë për transferimin e mesazheve, fotografive dhe videove, nga sistemi operativ Android në iPhone.
Zuckerberg shkroi në Facebook të martën, se do të shtohet edhe enkriptimi i të dhënave, e sipas tij, kjo po bëhet për shkak të kërkesës së madhe.
“Vitin e kaluar e lansuam mundësinë e transferimit nga iPhone në Android, e tani po e shtojmë nga Android në iPhone”, tha ai.
WhatsAppi së fundmi po punon në rritjen e sigurisë së klientëve, pas kritikave të ashpra që mori rreth qasjes së lehtë të hakerëve te mesazhet. Pos WhatsAppit, edhe aplikacionet e tjera të Metas, si Facebooku dhe Instagrami, po e trajtojnë sigurinë e të dhënave.