Tech

Ish-drejtori i Twitterit, Jack Dorsey, largohet nga bordi

Ish-shefi ekzekutiv i Twitterit, Jack Dorsey, është larguar nga bordi i kësaj kompanie, duke i dhënë fund marrëdhënies së tij formale me rrjetin social të cilin ai e bashkëthemeloi në vitin 2006.

Ai ka qenë menaxher që nga viti 2007 dhe më pas drejtor ekzekutiv i Twitterit që nga mesi i vitit 2015 deri në dorëheqjen e tij në vitin 2021, raportoi të enjten “Al Jazeera”.

Dorsey nuk ka dashur të rikthehej në bord, gjë që e ka bërë të ditur që nga nëntori i vitit të kaluar, kur tha se do të largohej nga bordi kur t’i përfundojë mandati.

Largimi i Dorseyt shënon herën e parë në historinë e Twitterit që asnjë nga bashkëthemeluesit e tij nuk punojnë më në kompani dhe nuk janë pjesë e bordit.

Edhe Robert Zoellick, ish-presidenti i Bankës Botërore, i cili ka qenë drejtor i Twitterit që nga viti 2018 ka refuzuar të jetë sërish pjesë e kompanisë.