Tech

Apple rrit pagën fillestare për punëtorët amerikanë nga korriku

Apple do të rrisë pagën fillestare për punonjësit e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar kompania të mërkurën.

Paga fillestare për stafin amerikan të kompanisë do të rritet në 22 dollarë në orë, me ç’rast shënohet një rritje prej 45 për qind nga niveli i vitit 2018, ka thënë Apple, shkruan Reuters.

"Këtë vit, si pjesë e procesit tonë vjetor të rishikimit të performancës, po rrisim buxhetin tonë të përgjithshëm të kompensimit”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.

Apple ka thënë se i ka njoftuar disa punonjës që paga e re do të hyjë në fuqi në fillim të korrikut.

Vitin e kaluar disa punëtorë dhe ish-punëtorë të kompanisë kanë kritikuar Applen për kushtet e punës.

Google dhe Microsoft janë ndër kompanitë e tjera të teknologjisë që kanë rregulluar pagën këtë vit dhe po luftojnë që të mbajnë punëtorët.