Tech

Twitteri dënohet me 150 milionë dollarë për shkelje të privatësisë

 

Twitteri do të paguajë një dënim prej 150 milionë dollarësh dhe do të vendosë masa të reja mbrojtëse për të zgjidhur akuzat e rregullatorëve federalë se kompania u ka dhënë reklamuesve qasje në informacionin personal të përdoruesve, raportoi të enjten The Guardian.

Nga maji 2013 deri në shtator 2019, Twitteri i tha përdoruesve se po mblidhte numrat e tyre të telefonit dhe email adresat për qëllime sigurie. Por, kompania nuk u tregoi se do të përdorte informacionin për t’ua mundësuar kompanive të dërgonin reklama online te përdoruesit.