Tech

Amazoni po punon në shpejtimin e dërgimit të porosive

Descriptive Text

Amazoni po e teston një program me drejtuesit e Flexit, që konsumatorëve t’iu dërgohen porositë nga qendrat tregtare lokale. Flexi, që është zyrë postare e dërgimit të porosive, nënshkroi me Amazonin që porositë e kësaj të fundit të shkojnë në lokacionin e duhur brenda një apo dy dite.

“Kjo është vetëm një mënyrë se si ne jemi në gjendje ta lidhim Amazonin me klientët tanë, nëpërmjet opsioneve të përshtatshme të dërgimit”, ka deklaruar zëdhënësja e Amazonit, Lauren Samaha, shkruan "TheVerge" të dielën.

Ajo shtoi se një pjesë e shitësve po marrin pjesë në këtë test, por pa treguar specifikisht.

Ende nuk është qartësuar se ku kompania amerikane e blerjeve online po e kryen testin, derisa thuhet se porositë e para mund të kryhen në qendrat tregtare në Chandler, Arizona, Las Vegas, Nevada, Virxhina e disa të tjera.