Twitter ka thënë se planifikon t’i bëjë publike për përdoruesit postimet mashtruese që vijnë nga llogaritë zyrtare në lidhje me luftën në Ukrainë, pas njoftimeve paralajmëruese, raportoi BBC të premten.
Ndryshimi pason një kontroll të shtuar të platformës pasi lufta nxori një rritje të re të dezinformatave, nganjëherë nga burime qeveritare. Twitter tashmë ka kufizuar përmbajtjen nga më shumë se 300 llogari të qeverisë ruse, përfshirë presidentin Vladimir Putin.
Sipas politikave të reja të kompanisë, Twitter do t'i japë përparësi etiketimit të postimeve të rreme nga llogaritë me shtrirje të gjerë, si media shtetërore ose llogaritë zyrtare të qeverisë, duke e bërë këtë për arsye "përgjegjësie".
Përdoruesve do t'u kërkohet të klikojnë përmes njoftimit paralajmërues fillimisht që më pas të shohin postimin dhe Twitter do të çaktivizojë aftësinë për të pëlqyer ose shpërndarë përmbajtjen.
Twitter tha se shembuj të postimeve problematike përfshinin pretendime të rreme ose mashtruese për krime lufte, informacione të rreme në lidhje me reagimin ndërkombëtar dhe pretendime të rreme në lidhje me përdorimin e forcës.