Tech

Mbi 200 aplikacione në Play Store përdoreshin për të vjedhur të dhëna

Ekspertët gjetën më shumë se 200 aplikacione Android në Play Store, të cilët shpërndanin spyware të quajtur Facestealer dhe që përdoreshin për të vjedhur të dhëna të ndjeshme, shkruan Bloomberg.

Studiuesit e sigurisë së Trend Micro kanë gjetur mbi 200 aplikacione të Play Store që shpërndajnë spyware Facestealer. Ky program me qëllim të keq është përdorur për të vjedhur të dhëna të ndjeshme nga pajisjet e infektuara.

Aplikacionet keqdashëse ishin në gjendje të vidhnin kredencialet, cookiet në Facebook dhe informacione të tjera që lidhen me identifikimin personal të përdoruesit. Disa nga aplikacionet, të zbuluara nga ekspertët e sigurisë, janë instaluar më shumë se 100 mijë herë.

Spyware Facestealer u zbulua për herë të parë në korrik 2021. Shumica e aplikacioneve të infektuara ishin softuer VPN (42), aplikacione për kamera (20) dhe aplikacione për përpunimin e fotografive (13).

"Aplikacionet Facestealer maskohen si mjete të thjeshta - të tilla si VPN, kamera ose aplikacione për modifikimin e fotografive dhe aplikacionet e fitnesit - duke i bërë ato joshëse për ata që përdorin këtë lloj aplikacioni", njoftoi Trend Micro.