Tech

SHBA-ja paralajmëron rrezik global nga hakerët verikoreanë

teknologjia, lajmet teknologjia, si te hakosh, hakeret shqiptar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se hakerë nga Koreja e Veriut po përpiqen të gjejnë punë duke fshehur identitetin, me qëllim të vjedhjes së parave në mbarë botën.

Siç raportoi BBC-ja të martën, persona me kualifikim të teknologjisë informative po ndihmojnë në financimin e armatimit të Koresë së Veriut, duke i shkelur sanksionet ndërkombëtare.

“Koreja e Veriut po i dërgon mijëra punëtorë të IT-së me kualifikim të lartë në mbarë botën për të gjeneruar të ardhura, për të kontribuuar në programet e saj të armëve të shkatërrimit në masë dhe raketave balistike”, u tha në një deklaratë të përbashkët nga Departamenti i Shtetit amerikan, Departamenti i Thesarit dhe Byroja Federale e Hetimit.

Punëtorët thuhet se janë të vendosur në Korenë e Veriut, Kinë dhe Rusi. Një numër i vogël thuhet se janë në Afrikë dhe Azinë Juglindore.