Themeluesi i Twitterit, Parag Agrawal, u ka kërkuar të enjten, dy anëtarëve të gjigantit të mediave sociale që të largohen.
Kjo lëvizje vjen pak pasi Elon Muskut i është konfirmuar blerja e Twitterit në vlerë prej 44 miliardë dollarë, raportou Daily Mail të enjten.
Agrawal, 37 vjeç, njoftoi se Twitteri nuk do të punësojë punonjës të rinj për momentin dhe mund t’i kthejë mbrapsht ofertat për të punësuarit e mundshëm, sipas një njoftimi të brendshëm.
Të enjten, kreu i produkteve të konsumit Kayvon Beykpour njoftoi se do të largohet nga kompania.
"Agrawal më kërkoi të largohesha, pasi më bëri të ditur se ai dëshiron ta çojë ekipin në një drejtim tjetër", tha Beykpour.
Beykpour kishte disa ditë që ishte në pushimin e atësisë. Ai ka qenë pjesë e kompanisë për shtatë vjet. Atë do ta zëvendësojë Jay Sullivan, një anëtar tjetër i Twitterit.
Gjërat janë bërë kaotike në Twitter që kur kompania ka bërë të ditur se do t’i shitej themeluesit të Teslas, Elon Musk, për 44 miliardë dollarë.
Brenda tri viteve të ardhshme, Musku parashikon të bëjë mijëra punësime të reja, duke rritur radhët në rreth 11.000 punonjës, nga 7.500 aktualisht.